4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Arrestohet 29-vjeçari në Kuçovë,qëlloi me armë zjarri në ajër

Policia e Kuçovës ka vënë në pranga të riun me inicialet F. B pasi ai ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në një zonë periferike të qytetit.

Mësohet se policia i gjeti gjatë kontrollit i gjeti një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

Po ashtu është proceduar dhe një shtetas tjetër për posedim të lëndëve narkotike.

Njoftimi i Policisë:

Kuçovë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “MESNATA”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe lëndëve narkotike.

Operacioni u realizua si rezultat i punës së Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me DVP Berat.

•Qëlloi me armë zjarri në ajër, kapet dhe vihet në pranga autori.
•Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.
•Në vijim u procedua dhe një shtetas tjetër pasi shërbimet e policisë i gjetën në banesë një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe disa fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, pas njoftimit të marrë për të shtëna me armë në periferi të Kuçovës, kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Sapo u morën informacionet në rrugë operative, shërbimet e Policisë organizuan dhe zhvilluan operacionin policor të koduar “MESNATA”, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit F. B., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Kuçovë.

Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri e tipit Kallashnikov, një granatë ofensive dhe fishekë luftarakë.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, proceduan penalisht shtetasin K.L., 21 vjeç, banues në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe disa fishek luftarakë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Como përmbys Fiorentinën në “Franchi” dhe kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Italisë

0
Como ka siguruar një kualifikim të madh në çerekfinalet e Kupës së Italisë 2025/26, pasi ka mposhtur Fiorentinën me rezultatin 3-1 në stadiumin “Artemio...

Ndryshim në nominime në BBVA, Greta zgjedh djemtë për televotim

0
Një mënyrë e re dhe e papritur nominimi është aplikuar këtë mbrëmje në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë ndryshim në mënyrën...

Përplasje qëndrimesh mes Gretës dhe Kristit në BBVA: “Nuk i besoj miqësisë së saj”

0
Raporti mes Gretës dhe Kristit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” duket se nuk ecën në të njëjtën linjë, duke nxjerrë në pah...

Gjendje e qëndrueshme shëndetësore për tifozët e PAOK-ut të plagosur në Rumani

0
Tre tifozët e PAOK-ut, të plagosur në aksidentin fatal të ndodhur të martën në Rumani, ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe jashtë rrezikut...

Si ndikojnë aromat në emocionet dhe shëndetin mendor: çfarë thotë shkenca

0
Shumë kompani parfumesh po shfrytëzojnë gjithnjë e më tepër fuqinë e aromave për të krijuar produkte që synojnë të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien e...