5.5 C
Tiranë
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Arrestohet 30-vjeçari i dënuar për prodhim të narkotikëve në Vlorë

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ishte dënuar për prodhim të narkotikëve.

Arrestimi i Ervin Rabajt u krye në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dhe u vu në pranga në lagjen “Hajro Çakërri”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë i ka caktuar 30-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT