10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Arrestohet 34-vjeçarja në Tiranë, shpërndante kokainë në komunën e Parisit

34-vjeçarja Denisa Bushka është vënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi i janë gjetur 40 doza me kokainë gati për shitje.

Sipas policisë Bushka siguronte lëndë narkotike dhe më pas e shiste atë në doza të vogla, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna 2”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta.

Vihet në pranga 1 shtetase që shpërndante doza kokaine.

Sekuestrohen sasi lënde narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasja D. B., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Në rrugën “Bill Klinton”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasen D. B., të cilës, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e së cilës ishte ndarë në 40 doza, gati për shitje.

Nga hetimet ka rezultuar se 34-vjeçarja, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza (10-50 gramë) dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...