Një 37-vjeçar, Valmir Polisi, është arrestuar në fshatin Pishkash pranë Elbasanit, pasi ishte i dënuar me mbi 9 vite burg nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) për pjesëmarrje në grup kriminal dhe për prodhim, shitje e trafikim të lëndëve narkotike.
Policia njofton se, sapo është konstatuar nga shërbimet e rendit, ai ka tentuar të largohet, por është kapur në zonën e thellë të fshatit.
Gjykata e ka dënuar Policin me 9 vite e 4 muaj burg për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera brenda një grupi të strukturuar kriminal. Nga ky dënim, ai ka për të vuajtur ende 4 vite, 7 muaj e 18 ditë burg.
Valmir Polisi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.






