9.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Arrestohet 47-vjeçari i akuzuar për trafikim njerzish, i shpallur në kërkim ndërkombetar

Në kuadër të operacionit të koduar “Sundimi i Ligjit”, policia e Durrësit ka arrestuar 47-vjeçarin Dodë Rica, pronar i një lokali nate në Prishtinë, i cili akuzohet për trafikim personash. Rica, i lindur në Mirditë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare për veprën penale të trafikimit të personave.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për akuzat e ngritura. Interpol Tirana po bashkëpunon me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë për të finalizuar procesin e ekstradimit të Dodë Ricës.

Operacioni ka rezultuar nga informacione të siguruara nga inteligjenca policore dhe shkëmbimet ndërmjet Interpol Tiranës dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë. Forca e Posaçme Operacionale dhe Seksioni Kundër Trafiqeve të DVP Durrës kapën Ricën në lagjen nr. 13 të qytetit dhe e vunë në pranga me qëllim ekstradimin e tij në Kosovë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...

Jennifer Lopez ndan momentet e lumtura të jetës: “Kur shfaqja mbaron, por muzika vazhdon”

0
Jennifer Lopez po shijon një nga periudhat më të bukura dhe më të qeta të jetës së saj, dhe këtë e ka reflektuar qartë...

Macron: “Ne nuk e zgjedhim luftën, kemi vetëm një pozicion mbrojtës”

0
Presidenti francez, Emmanuel Macron, riafirmoi pozicionin e Francës në konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar se vendi i tij nuk është pjesëmarrës aktiv...