Policia e Tiranës ka arrestuar një 52-vjeçar, i identifikuar si L.N., pasi është përfshirë në një konflikt me bashkëshorten e tij, 43-vjeçaren Xh.N., për motive të dobëta.
Sipas njoftimit zyrtar, pas debatit verbal, gruaja është hedhur nga ballkoni i banesës, duke pësuar lëndime të rënda. Ajo është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore të të arrestuarit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë me hetimet për këtë rast.