15.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Arrestohet 53-vjeçari nga Vlora, si tentoi të kalonte marijuanën drejt Italisë në 2015

Një 53-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për trafik droge.

I arrestari është shtetasi Gentian Duda, i cili në vitin 2015 kishte tentuar të transportonte drejt Italisë një sasi marijuanë.

Duda është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe me vendimin e datës 29.09.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim.

Njoftimi i policisë:

Fier

Një tjetër person në kërkim kombëtar bie në prangat e Policisë së Fierit.

Kapet dhe vihet në pranga një 53-vjeçar i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Njësisë Operacionale në DVP Fier, pas informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Gentian Guda, 53 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe me vendimin e datës 29.09.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim.

Në vitin 2015, shtetasi Gentian Guda është kapur në portin e Vlorës, duke tentuar të trafikojë një sasi lëndë narkotike marijuanë në shtetin italian.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...