Leonardo Gesualdo, 39-vjeç, një udhëheqës i njohur i organizatës Società Foggiana, është arrestuar mëngjesin e së martës pas pesë vitesh arrati. Gesualdo ishte arratisur gjatë një operacioni të madh policor në vitin 2020 dhe ndodhej në listën e të arratisurve më të rrezikshëm.
Ai ishte dënuar më parë me 12 vjet burg për vepra penale, kryesisht zhvatje. Karabinierët e GIS hynë me forcë në shtëpinë e tij në periferi të Foggia-s, ku e gjetën duke fjetur. Gjatë kontrollit u sekuestrua një pistoletë me gjashtë fishekë në karikator. Operacioni kishte për qëllim ekzekutimin e 44 urdhrave të përkohshëm ndalimi të lëshuar për pjesëtarët e këtij grupi kriminal.






