5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin në rrugën e Elbasanit,ishte nën efektin e lëndëve narkotike

Policia e Tiranës ka arrestuar sot Ardit Kambo, 22 vjeç, drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin e rëndë një natë më parë në rrugën e Elbasanit. Nga kontrollet rezulton se 22-vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike gjatë momentit të aksidentit. Aksidenti ka rrezikuar jetën e këmbësorëve në trotuar, dhe drejtuesit i është vendosur një gjobë prej 820 mijë lekësh të vjetra dhe heqja e 10 pikëve nga patenta.

“Patrulla e Komisariatit të Policisë Rrugore Tirane në vendin e quajtur te rruga e “Elbasanit”, te ura e rrugës “Elbasanit” ka konstatuar se automjeti i tipit Benz Mercedez me targa AA555NZ, ku drejtuesi i mjetit shtetasi Ardit Kambo në afërsi të kryqëzimit ka humbur kontrollin e mjetit duke hipur në trotuare, ka dëmtuar kangjellat e rrugës dhe pemët dhe ka kaluar në krahun tjetër të rrugës dhe si pasojë nga zhvendosja e kangjellave ka goditur dhe i ka shkaktuar dëme materiale automjetit të tipit Benz Mercedez me drejtues shtetasin R. H. Drejtuesit të mjetit shtetasit Ardit Kambo i është bërë testi i alkoolit me aparatin Drager nga ku ka rezultuar se nuk ka konsumuar pije alkoolike. Më pas për veprime të mëtejshme është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë nr. 1. Në ambientet e Komisariatit i është bërë testimi aparat drogtestues Aquila Scan, nga ku ka rezultuar se kërkohet testim në laborator për TIB COC. Drejtuesi i mjetit shtetasi Ardit Kambo ka rezultuar nën ndikimin e lëndëve narkotike”, lexohet në procesverbalin e policisë rrugore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...