8.5 C
Tiranë
Monday, March 23, 2026
spot_img

Arrestohet ish shef i Policisë në Dhërmi dyshohej si bashkëpunëtor me grupin e Habilajve

Në Shqipëri, policia njoftoi mbrëmjen e së enjtes së kishte arrestuar Sokol Boden, ish shef i Policisë në Dhërmi, i shpallur në kërkim që në vitin 2017 pasi dyshohej si bashkëpunëtor me grupin e Habilajve, të arrestuar në Itali për trafik të sasive të mëdha të marijuanës drejt këtij vendi. Dosja Habilaj ishte ajo që çoi dhe në arrestimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i dënuar më pas me 3 vite e 4 muaj burgim nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Bode, dyshohet se kishte jetuar gjatë gjithë këtyre viteve në arrati dhe kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer në Shqipëri, në vendlindjen e tij, një fshat i Beratit ku dhe u arrestua.

Ai është dënuar me 12 vite burgim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar, për akuzat e “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Trafikimit të narkotikëve”

Bode dyshohet se lehtësonte veprimtarinë e trafikut të drejtuar nga vëllezërit Habilaj, me të cilët kishte lidhje e madje është shfaqur dhe në foto në shoqerinë e tyre.

Ai është një nga tre drejtorët e policisë që vepronin në Vlorë, dhe që u akuzuan për lidhje me Habilajt, së bashku me ish drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çela, dhe ish-shefin e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë, Gjergji Kohila.

Çela, i dënuar në mungesë, u vetdorëzua në maj të vitit 2020, ndonëse nuk i ka pranuar akuzat për trafik të lëndëve narkotike dhe lidhje me Habilajt. Në shkurt të këtij viti Apeli i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg, për shpërdorim detyre.

Fillimisht në arrati dhe Kohila u vetdorëzua në dhjetor të vitit 2021. Ai është dënuar me 8 vite burgim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident tragjik në Vlorë: Dy të vdekur dhe një i plagosur rëndë

0
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në rrugën e Lumi i Vlorës, pranë fshatit Drashovicë, ku dy persona kanë humbur jetën dhe një...

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...