11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet në Cërrik 39 vjeçari, i shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës për laboratorin e drogës

Engjëllush Ibrahimi, 39 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës për një laborator kanabisi ku u gjet 1 ton drogë, është arrestuar sot në Cërrik. Ibrahimi ka dy akuza të rënda kundër tij: “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjykata e Pejës ka caktuar masën “arrest me burg” për Ibrahimin, i cili pritet të ekstradohet në Kosovë për të përballuar akuzat. Lidhur me laboratorin e drogës, 3 persona janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë ende në kërkim.

Arrestimi i Ibrahimit u realizua pas shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit të punës, ndërmjet Komisariatit të Policisë Cërrik dhe agjencive ligjzbatuese në Kosovë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin në Kosovë, i shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Engjëllush Ibrahimi, 39 vjeç, banues në Cërrik.

Gjykata Themelore e Pejës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve të hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” dhe “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ambrozia Meta: “Rama më tha në korridor: ‘Je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat’”

0
Tensionet mes Kryeministrit Edi Rama dhe gazetarëve janë rikthyer sërish në qendër të debatit publik, pas incidentit të ndodhur gjatë një konference për shtyp...

Adrola Dushi për lidhjen me Capital T: “Janë bërë disa vite që jemi bashkë,...

0
E ftuar në një studio televizive, modelja Adrola Dushi ndau disa detaje nga jeta e saj personale, duke folur për lidhjen me këngëtarin Capital...

Raporti i PE: “Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimi Evropian ka ngecur”

0
Progresi i Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është ndalur vitet e fundit, sipas një draft-raporti të Parlamenti Evropian, në të cilin N1 ka...

Mos e hiqni shtresën e bardhë të portokallit: ekspertët tregojnë pse është shumë e...

0
Shumë njerëz, kur hanë një portokall, e heqin shtresën e bardhë që ndodhet nën lëkurë, e njohur si palcë ose albedo, kryesisht për shkak...

Operacionet “Bremen” dhe “Costa” godasin mafian shqiptare në Ekuador: 42 të arrestuar dhe një...

0
Dy operacione të mëdha policore, të koduara “Bremen” dhe “Costa”, kanë zbuluar përmasat e aktivitetit të mafies shqiptare në Ekuador, duke kurorëzuar dy vite...