10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Arrestohet në Durrës personi i shpallur në kërkim në Itali për ‘rrahje’ dhe ‘rrëmbim personi’

Dashamir Koka, 47 vjeç, është kapur nga Policia e Durrësit pas një shpalljeje në kërkim ndërkombëtar. Ai ishte dënuar me 11 vjet burg në Milano për vepra të rënda penale, duke përfshirë “vrasje të mbetur në tentativë”, “torturë”, “rrëmbim personi” dhe “marrëdhënie seksuale me dhunë”. Autoritetet presin ekstradimin e tij në Itali për të vuajtur dënimin. Arrestimi vjen si pjesë e operacionit policor kombëtar “Sundimi i Ligjit”.

Njoftimi i policise:

“Vijon operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dënuar me mbi 11 vjet burgim, nga autoritetet gjyqësore në Milano, për 4 vepra të rënda penale kundër personit, arrestohet provizorisht për t’u ekstraduar, 47-vjeçari.

U kap dhe u vu në pranga provizorisht, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar Dashamir Koka, 47 vjeç. Gjykata e Apelit e Milanos e ka dënuar 47-vjeçarin, me 11 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Tortura”, “Rrëmbimi i personit” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Nga dënimi i plotë, shtetasit Dashamir Koka i kanë mbetur për të vuajtur 10 vjet, 3 muaj dhe 13 ditë burgim. Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët, për të kryer ekstradimin e shtetasit Dashamir Koka, në Itali”, njofton policia vendase.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...