10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Arrestohet në Durrës shtetasi italian për trafik droge në Kolumbi: Ekstradimi drejt Spanjës në proces”

Policia Kufitare e Durrësit ka arrestuar shtetasin italian Roberto Basco për qëllime ekstradimi në Spanjë, ku është dënuar për trafik droge. Arrestimi u bë si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, në përfundim të operacionit ‘Porta’.

59-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Madridit e kishte dënuar me 6 vite burgim në vitin 2019 për trafik të lëndëve narkotike dhe nga dënimi i ka mbetur për të kryer edhe 1 vit e 5 muaj burg.

Gjatë operacionit, shtetasi italian Roberto Basco u arrestua me qëllim ekstradimi në Spanjë. Ai ishte kapur më 26 shkurt 2019 në aeroportin e Madridit pasi në valixhet e tij ishin gjetur 7 pako me lëndë narkotike kokainë, me peshë totale rreth 5.6 kg, që ai kishte sjellë nga Kolumbia për t’i shitur në Spanjë.

Procedurat për ekstradimin e Roberto Basco drejt Spanjës vazhdojnë aktualisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...