14.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Arrestohet në flagrancë shtetasi Elis Prenga për trafik droge në Laç – Sekuestrohen kokainë, para dhe automjeti BMW

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë (FKS) dhe shërbimet e mbështetjes operacionale, kanë goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si pjesë e një operacioni të mirëorganizuar në zonën e Lezhës.

Gjatë këtij aksioni, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll një automjet tip BMW, me drejtues shtetasin K. P. dhe pasagjer shtetasin Elis Prenga. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj Prengës, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike, e dyshuar si kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash, për të cilën dyshohet se është përfituar nga shitja në doza e lëndës narkotike.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan:
• Lënda narkotike (kokainë),
• Shuma e parave në cash,
• Automjeti tip BMW,
• Një aparat celular i përdorur për komunikimet lidhur me aktivitetin kriminal.

Në përfundim të veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...