14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet në Morinë një 35-vjeçar turk i dënuar për mashtrim elektronik, në tentativë për të hyrë në Shqipëri

Një shtetas turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ndaluar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Morinës, në momentin që tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Burime zyrtare nga Policia bëjnë me dije se Kadir Kuçukologu, 35 vjeç, me banim në Turqi, është arrestuar si rezultat i një operacioni të koordinuar mes shërbimeve të Policisë Kufitare në Morinë dhe DVP Kukës, bazuar në informacione të siguruara përmes inteligjencës policore.

Pas verifikimeve të kryera, rezultoi se 35-vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Lartë për Krimet në Karsikaya, Turqi, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me anë të mashtrimit duke përdorur sisteme elektronike të përpunimit të të dhënave, bankë ose institucion huadhënës”.

Autoritetet shqiptare e arrestuan Kuçukologun me qëllim ekstradimin drejt Turqisë, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët turq, ka nisur procedurat për kthimin e tij në vendin e origjinës.

Ky arrestim vjen si pjesë e masave të shtuara për kontrollin dhe goditjen e krimeve kufitare, si dhe ndalimin e personave që janë në kërkim ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më sulmoi seksualisht në jahtin e tij” – Viktima e Epstein rrëfen përfshirjen e...

0
Një nga viktimat e trafikut seksual të Jeffrey Epstein, e njohur si Natalie, ka bërë publik rrëfimin e saj për kontrollin dhe abuzimin që...

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...