10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Arrestohet në Vlorë 31-vjeçari në kërkim për vjedhje, tentoi t’i ikë policisë

VLORË – Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë, pasi ishte në kërkim për veprën penale të vjedhjes.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shtetasi J.M., banues në Vlorë, u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponja” pas një përpjekjeje për t’u larguar nga efektivët.

31-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ku ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të vjedhjes.

Pas ndalimit dhe arrestimit, ai u vu në dispozicion të autoriteteve për procedurat e mëtejshme ligjore.

Policia vijon punën për kapjen dhe ndëshkimin e personave që kryejnë vepra penale në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...