5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet një 29-vjeçar shqiptar për vrasjen e një 34-vjeçari në Greqi – Dy autorë në kërkim

 

Ngjarja ndodhi në orët e para të Vitit të Ri në Serres, pas një konflikti të nisur para një klubi nate

Policia greke ka arrestuar një 29-vjeçar shqiptar dhe një 27-vjeçar grek, të dy të dyshuar si autorë në vrasjen e një 34-vjeçari, baba i dy fëmijëve dhe në pritje të një fëmije tjetër. Tragjedia ndodhi në orët e para të 1 janarit, në qytetin Serres, pas një përplasjeje të nisur para një klubi nate.

Sipas raportimeve nga mediat greke, konflikti ka nisur kur viktimës dhe dy shokëve të tij iu refuzua hyrja në një lokal nate nga njëri prej autorëve. Pas një debati verbal, grupet janë ndarë, por më vonë janë përballur sërish në një rrugicë afër pedonales së qytetit.

Përleshja ka përfunduar me goditje fatale me thikë, ku viktima është goditur dy herë në pjesën e brinjëve dhe ijes. Gjithashtu, njëri prej autorëve ka qëlluar me pistoletë gazi, duke shkaktuar panik në zonë.

Edhe pse 34-vjeçari u transportua me urgjencë në spital, ai nuk arriti t’i mbijetonte plagëve. Në vendngjarje, policia gjeti dhe sekuestroi 6 gëzhoja nga pistoleta e gazit.

Pas disa orësh hetimesh intensive, dy nga katër autorët u arrestuan, ndërsa autoritetet janë në ndjekje të dy të tjerëve, një 28-vjeçari dhe një 30-vjeçari.

Prokuroria ka ngritur akuza për vrasje me dashje dhe bashkëpunim për të gjithë të përfshirët. Policia greke vijon hetimet për të zbardhur plotësisht ngjarjen dhe për të vënë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...