18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar në Itali, kishte ndërtuar mekanizëm të fshehtë për fshehjen e drogës

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 30-vjeçar shqiptar, i akuzuar për shitje të kokainës. Operacioni u zhvillua pranë varrezave të Cabriolos, në një zonë ku ndodhej edhe një parking makinash.

Gjatë aksionit, policia vëzhgoi tre persona që po shkëmbenin diçka pranë dy makinave me motorët e ndezur. Gjatë kontrollit, shqiptarit iu gjetën sasi droge dhe 350 euro para të gatshme. Situata u bë edhe më e dyshimtë kur ai u përpoq të mbulonte një pjesë të makinës, ku kishte fshehur një mekanizëm të ndërtuar posaçërisht për fshehjen e lëndëve narkotike.

Policia zbuloi një dhomëz sekrete në automjet, ku ishte vendosur një krem fytyre që brenda përmbante 10 doza kokaine me peshë 6 gramë. Pas arrestimit, Gjykata e Parmës vendosi masën e ndalimit për shqiptarin, ndërsa pritet dëbimi i tij nga Italia.

Ndërkohë, dy personat e tjerë u morën nën hetim, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbuluar rrjetin e mundshëm të shpërndarjes së drogës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...