11.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Arrestohet një 35-vjeçar Shqiptar në Itali për posedim dhe shitje të Kokainës

Policia italiane ka lokalizuar dhe arrestuar një 35-vjeçar shqiptar, i cili qëndronte si emigrant i paligjshëm në zonën e Pesaros, për dyshime lidhur me mbajtjen dhe shitjen e lëndëve narkotike. Lajmi u raportua nga mediat vendase, duke iu referuar burimeve zyrtare nga organet ligjzbatuese, të cilat konfirmuan se gjatë një kontrolli të kryer më 15 gusht, u sekuestruan 65,5 gramë kokainë, e përgatitur për shitje, në kohën e festimeve të “Festa e 15 Gushtit” dhe rritjes së numrit të vizitorëve gjatë fundjavës.

Shqiptari, emri i të cilit nuk është publikuar, kishte qëndruar për rreth një muaj në një hotel afër hekurudhës së qytetit. Policia e vëzhgoi atë ndërsa kryente lëvizje të dyshimta në rrugë dhe pas ndalimit rezultoi se kishte precedentë penalë të mëparshëm për krime të ngjashme në fushën e narkotikëve, veçanërisht në provincën e Riminit.

Në momentin e arrestimit, policia zbuloi 60 gramë kokainë të pastër të fshehur në pjesët intime të të dyshuarit. Kontrolli më pas u shtri edhe në dhomën e hotelit ku ai qëndronte, ku u gjetën prova të tjera: 6 doza me një peshë totale prej 5,5 gramë dhe një shumë prej 540 eurosh, e cila mendohet të ishte përgatitur për shitje.

Shqiptari u arrestua me urdhër të Prokurorit Publik dhe u izolua në paraburgim. Mëngjesin e sotëm, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Dashi Dita mund të sjellë disa sfida të vogla, por energjia juaj do t’ju ndihmojë t’i kapërceni. Në punë kërkohet përqendrim. Në dashuri, shmangni reagimet...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 18 Mars 2026

0
Më 18 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje të herëpashershme shiu në pjesën më të madhe...

Sylvinho rikthen Taulant Seferin në Kombëtare për fazën “play-off”

0
Në një lëvizje strategjike për fazën vendimtare të kualifikimeve, trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, pritet të rikthejë sulmuesin Taulant Seferi në ekip. Ish-lojtari i...

Samsung ndalon Galaxy Z TriFold pas vetëm tre muajsh, shitjet vazhdojnë deri në stok

0
Telefoni i parë i Samsung me palosje të dyfishtë, Galaxy Z TriFold, pritet të ndërpritet rreth tre muaj pas lansimit të tij, sipas një...

Aksidenti tragjik në Tiranë: Autoboti i UKT u përplas me 72-vjeçaren, ja çfarë u...

0
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë, duke tronditur zonën e ish-ekspozitës në bulevardin Gjergj Fishta. Një grua...