5.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet një 49-vjeçar shqiptar në Itali për tentativë vrasjeje në një lokal nate

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas një incidenti të rëndë që ndodhi mesnatën e djeshme në një lokal nate në Castel Bolognese. Sipas autoriteteve, ai akuzohet se ka qëlluar një person me armë pas një debati.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të lokalit, ku i plagosuri ishte duke qëndruar kur 49-vjeçari mbërriti dhe u përfshi në një përplasje me të. Pas debatit, shqiptari nxori armën dhe e qëlloi katër herë, duke shkaktuar lëndime të rënda. Megjithatë, ai arriti të largohej nga vendi i ngjarjes.

Pas një ndjekjeje të shpejtë, policia arriti ta arrestojë shqiptarin dhe konfiskoi pistoletën gjysmëautomatike që ai përdori, e cila rezultoi se ishte e vjedhur. 49-vjeçari akuzohet për veprat penale të “vrasjes së mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Ai është dërguar në burgun e Ravenës dhe pritet të përballet me masën e sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...