Një person është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nën dyshimin se ka kanosur një prokuror shteti përmes rrjeteve sociale. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, një kosovar, është ndaluar dhe më pas është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
“Prishtinë / 12.12.2024 – NN. Është arrestuar në ANP i dyshuari kosovar nën dyshimin se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën (prokuror i shtetit). Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.