10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Arrestohet një tjetër kosovar nga autoritetet serbe, akuzohet për lidhje me UÇK-në

Serbia ka vazhduar me valën e arrestimeve të qytetarëve nga Kosova në pikat kufitare, duke i mbështetur veprimet e saj me akuza për pjesëmarrje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Rasti më i fundit është ai i Behar Preniqit, i cili është ndaluar në pikën kufitare Bajakovo, mes Kroacisë dhe Serbisë.

Sipas burimeve të IndeksOnline, Preniqi ishte në rrugë nga Gjermania drejt Kosovës kur është ndaluar nga autoritetet serbe. Ai po akuzohet për të ashtuquajturat “krime lufte”, me pretendimin se ka qenë pjesëtar i UÇK-së – ndonëse gjatë kohës së luftës ai ishte vetëm 16 vjeç.

Ky është vetëm një nga një sërë rastesh të ngjashme që kanë ndodhur muajt e fundit, ku shtetas të Kosovës janë arrestuar në territorin serb nën akuza që mbeten të paprovuara dhe që kanë ngjallur shqetësim të madh në opinionin publik dhe institucionet kosovare.

Autoritetet në Prishtinë nuk kanë reaguar ende zyrtarisht për arrestimin e Preniqit, por organizatat për të drejtat e njeriut dhe avokatët mbrojtës kanë paralajmëruar se këto veprime përbëjnë shkelje të të drejtave themelore të njeriut dhe përdorim politik të drejtësisë.

Ndërkohë, familjarët dhe të afërmit e Preniqit janë në pritje të informacioneve zyrtare mbi gjendjen e tij dhe vendndodhjen, ndërsa shqetësimet për sigurinë e qytetarëve të Kosovës që udhëtojnë përmes Serbisë janë në rritje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...