11.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet oficeri antidroges në Greqi pas zbulimeve nga platforma e koduar “Sky ECC”

Policia greke ka ndërmarrë një operacion të parë të rëndësishëm për zbardhjen e ngjarjeve që dolën pas komunikimeve të zbuluara në platformën e koduar “Sky ECC”. Operacioni çoi në arrestimin e një oficeri 42-vjeçar të antidrogës, i cili dyshohet se bashkëpunonte me një rrjet ndërkombëtar trafiku droge. Hetimet e shërbimit të Brendshëm zbuluan se oficeri merrte financime mujore nga ky rrjet kriminal për të ofruar informacion të brendshëm dhe për të ndihmuar shmangien e arrestimeve të anëtarëve të tij.

Gjithashtu, është konstatuar se oficeri kërkonte të siguronte në baza mujore sasi të mëdha droge për llogari të një pale të tretë dhe tentonte të përfshinte persona nga rrethi i tij i kontakteve në aktivitetet e paligjshme të rrjetit. Përveç arrestimit të oficerit, janë lëshuar edhe urdhër-arreste për dy trafikantë të tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.

Burime policore bëjnë me dije se policia greke ka fituar akses në komunikimet e platformës “Sky ECC” në prill të vitit 2024. Deri më tani janë analizuar 4500 skedarë audio, 28 milionë mesazhe dhe 250,000 fotografi me interes për hetimet në Greqi. Këto materiale tani janë në dispozicion të Drejtorisë së Menaxhimit të Analizës së Informacionit (DIDAP).

Në muajin maj, një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes së Qytetarit sqaroi për gazetën “Kathimerini” se të dhënat dixhitale të marra nga “Sky ECC” po analizoheshin intensivisht dhe po furnizonin me informacione 12 dosje hetimore, të cilat lidhen me raste të korrupsionit, trafikut të drogës dhe vrasjeve. Sipas hetimeve, rreth 3000 përdorues të “Sky ECC” kanë vepruar drejtpërdrejt ose indirekt në territorin grek, duke përfshirë edhe qindra shtetas shqiptarë.

Operacioni i zhvilluar nga autoritetet greke shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare dhe pritet të pasohet nga detaje të tjera, të cilat mund të çojnë në arrestime të reja.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...