10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Video/ Arrestohet protestuesi që hodhi molotov para Bashkisë së Tiranës

Sokol Bushkolaj, 49-vjeç, një protestues i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, është arrestuar nga policia për hedhjen e molotovëve gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës. Bushkolaj rrezikoi jetën e gazetarëve dhe qytetarëve me aktin e tij, dhe tashmë përballet me pesë akuza, përfshirë edhe akuzën për vrasje me dashje e mbetur në tentativë.

Bushkolaj shfaqet i maskuar, duke mbajtur një bluzë të bardhë, flamurin shqiptar, kapele, syze, maskë dhe doreza kirurgjikale, në përpjekje për të mos u identifikuar. Bushkolaj duket i qetë mes turmës, kur nxjerr molotovët dhe i hedh në drejtim të godinës së bashkisë, me një prej tyre që bie drejt gazetarëve dhe qytetarëve.

Personi me bluzë të bardhë, flamur dhe me kapele të mos hedhë më lëndë piroteknike”, thotë policia.

Ndaj tij rëndojnë është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë. Po ashtu militanti i Rithemelimit apo i Partisë së Lirisë akuzohet për “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës”.
Ngjarja u dënua nga shoqatat e gazetarëve dhe AMA, të cilat kërkuan që autori të përballet me drejtësinë. Po ashtu, për protestën është vënë në hetim edhe një 22-vjeçar, K.B., banues në Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...