10.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Arrestohet reperi Noizy në Shqipëri, miku i tij Varrosi reagon

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, është arrestuar nga policia në Shqipëri pas shpalljes në kërkim nga autoritetet e Kosovës, të cilat kërkuan ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij. Noizy, së bashku me DJ Crax dhe Stresin, akuzohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor” pas një rrahjeje që ndodhi në një klub nate në Pejë disa ditë më parë.

Artisti vijon të qëndrojë i ndaluar në Shqipëri deri në ekstradimin e tij në Kosovë. Lidhur me arrestimin e Noizy, ka reaguar edhe miku dhe bashkëpunëtori i tij, Varrosi.

Përmes një postimi në Instagram, Varrosi e quajti ndalimin e Noizy-t të padrejtë dhe shprehu shqetësimin për sigurinë e artistit dhe të familjes së tij, duke e akuzuar sistemin e drejtësisë për standarde të dyfishta. Ai gjithashtu kritikoi personazhet që kërcënojnë dhe përdorin dhunë verbale në rrjetet sociale pa u ndëshkuar.

“Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurtë duhet të ndihemi ne dhe familjet tona kur shohim se drejtësia vepron me disa standarde? Kur shohim që disa personazhe që përdorin TikTok-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapëseprapë nuk u hy gjemb në këmbë”, shkroi Varrosi.

Varrosi i bëri thirrje ndjekësve të tij për të shpërndarë postimin dhe të mbështesin Noizy-n me hashtagun #Noizyn, duke insistuar se ai nuk është fajtor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...

“Mesazhi është vetëm bashkim dhe vetëm bashkim”, Ardit Qylybyli kryetar i PD-së në Shkodër

0
Ardit Qylybyli është shpallur fitues i zgjedhjeve për kryetar të degës së Partia Demokratike në Shkodër, duke marrë 1,083 vota, ndërsa kandidati tjetër, Gentian...

Rama për Belinda Ballukun: “Çështja e deputetes Balluku sipas meje është e mbyllur,Kuvendi u...

0
Kryeministri Edi Rama komentoi vendimin e Kuvendi i Shqipërisë për të mos pranuar heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, pas kërkesës së SPAK...

Rama: Porto Romano, një projekt strategjik rajonal dhe europian

0
Në një dalje të fundit në podcastin Flasim, kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e portit të ri tregtar dhe ushtarak të Porto...

Rama për vendimin e Kushtetueses për TikTok: “Si kofini pas të vjelit”

0
Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin e Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë lidhur me bllokimin e TikTok, duke e cilësuar atë të panevojshëm dhe të...