13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Arrestohet shqiptari i shumëkërkuar në Mançester: Sajmir Oruci ekstradohet në Itali për të vuajtur 25 vite burg

Një shqiptar i shpallur në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet italiane është arrestuar në Mançester, Angli, ku ishte fshehur për një kohë të gjatë për t’i shpëtuar vuajtjes së një dënimi prej 25 vitesh burg për krime të rënda.

Sipas mediave italiane, i arrestuari është Sajmir Oruci, 35 vjeç, i cili u ekstradua në Itali dhe zbarkoi me pranga në aeroportin Linate të Milanos. Ai ishte subjekt i një urdhri për ekzekutimin e dënimit të lëshuar nga Zyra e Përmbarimit Penal të Prokurorisë Publike të Monzës.

Oruci u arrestua më 3 dhjetor në Mançester për llogari të autoriteteve italiane, pas një urdhër-arresti evropian. Ai po vuante një tjetër dënim në Angli për trafik droge, pas arrestimit të tij vitin e kaluar. Në total, ai duhet të vuajë një dënim prej 25 vitesh burg për një sërë krimesh të rënda, duke përfshirë:

– Përndjekje
– Rrëmbim
– Sulm i rëndë seksual (përdhunim)
– Dhunë seksuale në grup ndaj një vajze e cila në kohën e krimit ishte e mitur

Ngjarjet datojnë në vitet 2015-2016, kur Oruci jetonte në Besana Brianza. Fillimisht, ai ishte dënuar nga Gjykata e Monzës me 12 vjet e 6 muaj burg. Më pas, dënimi i tij u akumulua me vendime të tjera nga Gjykatat e Lecco dhe Milanos, për vepra të tjera kriminale, përfshirë vjedhje të rëndë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, duke arritur në total 25 vjet burg.

Gjatë verifikimeve në burgun britanik, ku ai ndodhej që nga nëntori i vitit të kaluar për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike, identiteti i tij u konfirmua përmes krahasimit të fotografive dhe gjurmëve të gishtërinjve.

Autoritetet italiane e konsiderojnë këtë një sukses të madh në luftën kundër krimit të organizuar dhe mbeten të përkushtuara për të ndjekur penalisht individët që kryejnë krime të rënda, pavarësisht vendndodhjes së tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...