10.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Arrestohet shqiptari i tretë për grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit italian në Trento

Një shtetas shqiptar është arrestuar si pjesë e grupit që dhunoi dhe grabiti biznesmenin italian Eugenio Gallizioli, pronar i kompanisë tekstile Manifatture Lombarde, në vilën e tij në Trento natën midis 7 dhe 8 tetorit.

Të ndaluarit e mëparshëm janë Klodjan Cesku, 31 vjeç, dhe Arsild Memaj, 21 vjeç, të dy gjithashtu shqiptarë. Arrestimet u kryen mes Trentos dhe Milanos, ndërsa bashkëpunëtori i katërt i dyshuar u mbajt në gjendje të lirë.

Hetimet zbuluan se grabitësit hynë në vilë përmes një dritareje dhe mbajtën 72-vjeçarin Gallizioli rob për mbi katër orë, duke e detyruar me armë zjarri dhe thikë të tregonte vendin e kasafortës. Kur biznesmeni refuzoi të japë kombinimin, dy hajdutët u larguan me makinën e tij drejt kantierit të ndërtimit ku punonte një prej tyre, ku vodhën pajisjen për hapjen e kasafortës.

Plaçka, që përfshin 300 mijë euro cash dhe bizhuteri ari, ende nuk është rikuperuar, ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë kanë ndihmuar në identifikimin e të dyshuarve.

Klodjan Cesku është dërguar në burgun Spini di Gardolo, Arsild Memaj në burgun e Milanos, dhe i treti në Verona, të gjithë në pritje të gjyqit. Avokati i biznesmenit, Andrea de Bertolini, falenderoi Karabinierët për profesionalizmin dhe shprehu shpresën që të gjitha të vjedhurat të rikuperohen së shpejti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...