17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Arrestohet shqiptari që vrau gruan në Volos, krimi ndodhi para syve të fëmijëve

Volos, Greqi – Policia greke ka arrestuar sot 40-vjeçarin shqiptar Pandeli Nakoleci, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij, 36-vjeçaren Marjola Nakoleci, ditën e djeshme në qytetin e Volosit.

Sipas Protothema, Nakoleci u ndalua mesditën e sotme, në qendër të qytetit, pas një operacioni të gjerë të forcave të rendit. Ai u arratis menjëherë pas krimit, duke lënë pas katër fëmijët e mitur të çiftit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Konstanta”, në pallatin ku jetonin. Sipas hetimeve paraprake, sherri mes bashkëshortëve ka nisur në apartamentin e tyre dhe ka vijuar në hyrje të pallatit, ku Nakoleci e ka goditur gruan me thikë në qafë dhe shpinë.

Krimi ka ndodhur në sy të njërit prej katër fëmijëve, ndërsa të tjerët ndodheshin brenda në banesë. 16-vjeçarja ka dëshmuar para policisë:

“E pashë babin duke goditur mamin me thikë.”

Autopsia e viktimës pritet të kryhet më 25 gusht, nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Selanik, ku trupi i saj është transferuar tashmë.

Mediat greke raportojnë se viktima ka humbur jetën nga gjakderdhja e madhe, ndërsa hetuesit po verifikojnë nëse plagët janë shkaktuar vetëm nga thika apo edhe nga përplasja në një dritare xhami.

Ndërkohë, mësohet se Pandeli Nakoleci ka pasur të shkuar kriminale, pasi ka qenë më parë i akuzuar për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe shkelje të ligjeve për drogë. Në qershor të këtij viti, ai ishte transferuar me urdhër të prokurorit në një klinikë për ekzaminim psikiatrik, ku qëndroi për disa ditë nën trajtim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...