12.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Arroganca e kryeministrit ka kaluar çdo kufij”/ Kryemadhi: “Ka mendime skizofrenike për drejtim e vendit”

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi, nga salla e Parlamentit tha se arroganca e kryeministrit Edi Rama ka kaluar çdo kufij, dhe se tashmë dhe vetë socialistët ndihen të përdorur dhe se u mungon respekti.

Ajo tha se sa i përket çështjes së McGonigal, do të jetë drejtësia amerikane ajo që do ta zgjidhë, pasi përfshirja e kryeministrit ka kaluar të gjitha limitet diplomatike.

“Fjalët tona këtu janë të tepërta. E gjithë filozofia e kësaj seance sot duhet të përmbyllet me një mendim të thjeshtë që këtu sot të kishim kryeministrin për të dhënë shpjegime. Ajo që dua të theksoj është se arrogance e tij ka kaluar çdo lloj kufiri. Kjo vjen edhe nga mendimet skizofrenike që ka për drejtimin e vendit. Edhe vetë socialistët ndihen të përdorur në kulm sepse respekti ndaj tyre është inekzistent.

Nuk përfaqësohen as në qeveri dhe as në grup parlamentar. Vetëm socialistët nuk përfaqësohen në politikat e tij. E kuptoj frikën dhe panikun që e kap kryeministrin prej zullumeve që ka bërë. Përgjegjësitë që ai ka marrë si kryeministër ka vendosur në pozitë të vështirë shtetin shqiptar. Uroj të mos na sëmuret kryeministri me 2 Mars dhe të mos vijë përsëri.

 

 

Frika e tij tregohet për mënyrën si ju keni ndërtuar strategjinë mbrojtëse duke pezulluar Komisionin Hetimor sepse keni shfuqizuar ligjin. Nuk dua të zgjatem shumë.

Dua të theksoj se kemi nevojë për një parlament funksional, por mbi të gjitha për institucione funksionale. McGonigal do zbardhet si çështje vetë nga Amerika, sepse përfshirja e kryeministrit tonë ka kaluar të gjitha limitet diplomatike, apo të një vendi partner”, tha Kryemadhi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Juela ndërpret përqafimin mes Rogertit dhe Nikolës, gazetari Elton Tozaj:”Ja xhelozia”

0
Një nga momentet më të forta dhe emocionuese së fundmi në Big Brother VIP ishte ribashkimi i Rogerti me vëllain e tij pas katër...

Pronari i Onima, Erkand Shabani, reagon pas arrestimit të Gjesti: “Veprim kriminal brenda zyrave,...

0
Pas arrestimit të këngëtarit Besart Kelmendi, pronari i kompanisë Onima, Erkand Shabani, ka dalë për herë të parë publikisht për të sqaruar incidentin që...

Arrestohet “El Pepe”, i dyshuari kyç në operacionin që çoi në vdekjen e “El...

0
Autoritetet në Meksikë kanë arrestuar një të dyshuar për trafik droge që dyshohet se luajti një rol të rëndësishëm në operacionin që çoi në...

Trump mund të shtyjë vizitën në Pekin mes tensioneve në Gjirin Persik

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, mund të shtyjë vizitën e planifikuar në Pekin nga 31 marsi deri më 2 prill, ku pritej...

Xhixho: Integrimi europian i Shqipërisë në një nga momentet më të vështira

0
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, është shprehur se procesi i integrimit europian i Shqipërisë po kalon një nga momentet më të vështira. Përmes...