17.5 C
Tiranë
Tuesday, March 3, 2026
spot_img

ARRSH prezanton segmentin alternativ pas shembjes së rrugës Librazhd-Pogradec

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar për herë të parë projektin e segmentit të ri alternativ, i cili do të ndërtohet pas shembjes dramatike të rrugës Librazhd-Pogradec. Sipas videos të publikuar nga ARRSH, segmenti i ri prej 1.3 km do të kalojë pranë hekurudhës, në shtratin e lumit Shkumbin, duke rikthyer qarkullimin dhe sigurinë për mjetet. Segmenti është projektuar me pjerrësi të përshtatshme dhe të qëndrueshme.

Tre masat kryesore të vendosura nga Këshilli Teknik i ARRSH më 23 shkurt janë:
1. Devijimi i rrjedhës së lumit për të mos rrezikuar hekurudhën;
2. Demontimi i urës së dëmtuar;
3. Lehtësimi i ngarkesës në trupin e rrugës së rrëshqitur deri në krijimin e një skarpate natyrale që lejon ndërhyrje me mjete shpimi.

ARRSH ka njoftuar se do të vazhdojnë studimet dhe investigimet gjeologjike për të vlerësuar gjendjen e nëntokës. Simulimet dhe pamjet ajrore të marra çdo ditë tregojnë se rrëshkitja nisi nga poshtë, duke dhënë të dhëna të qarta për planifikimin e rikonstruksionit. Segmenti i ri pritet të sigurojë kalim të sigurt dhe të qëndrueshëm për automjetet në këtë zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Manjati rus gjendet i vdekur në Moskë, policia heton si vetëvrasje të mundshme pasi...

0
Manjati rus Umar Dzhabrailov është gjetur i vdekur në orët e para të mëngjesit në Moskë, sipas raportimeve të medias ruse Kommersant, e cila...

Nis kundërpyetja e dëshmitarit të parë në gjyqin për pengim të drejtësisë ndaj Thaçit...

0
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, mbrojtja e Hashim Thaçi ka nisur të hënën marrjen në pyetje të dëshmitarit të parë të...

Trazirat ne Lindjen e Mesme, Fero qetëson ndjekësit: “Jam mirë dhe i sigurt në...

0
Reperi kosovar Fero ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, pas mesazheve të shumta që ka marrë nga ndjekësit e shqetësuar për sigurinë e...

Klodi pranon pëlqimin për Elijonën : “Nuk doja të dukesha si tradhtar”

0
Ish-banori i “Big Brother”, Klodian Mihaj, ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen gjatë emisionit “Post Big Brother”, ku pranoi për herë të...

“Quiet silver”, trendi që po ndryshon mënyrën si i shohim thinjat

0
Për dekada me radhë, reklamat për bojërat e flokëve na kanë bindur se sapo shfaqen fijet e para të argjendta, ato duhen mbuluar menjëherë....