17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Artan Lame për programin e PD/ Lulzim Basha iu bëri gënjeshtrën më të madhe shqiptarëve dhe ish-pronarëve…

Kreu i Kadastrës, Artan Lame, sulmoi në një deklaratë për media programin e Partisë Demokratike për pronat, duke thënë se është marrëzi që të thuash se do anulosh ligjin 20/20.

Gjithashtu, Lame u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha iu bëri gënjeshtrën më të madhe shqiptarëve dhe ish-pronarëve, kur tha sipas tij, se do ju kthejë pronat ish-pronarëve.

“Paketa ligjore e akteve të Kadastrës, ligji i ri për Kadastrën, janë dy kolonat thelbësore të reformës së pronës në vendin tonë. Nuk i kanë dhënë ende të plota rezultatet dhe efektet e tyre, por shënjesat janë jashtëzakonisht pozitive. Rezultatet që ka dhënë ligji i kadastrës, që ka hyrë në fuqi më 2020, dhe ligji për proceset tranzitore.

Do e filloj me legalizimet, duke folur vetëm dy fjalë për to, sepse i konsideroj si një betejë e fituar dhe që nuk janë më kalë beteje për partitë politike nëpër fushata elektorale. E thënë kjo vetëm nga një shifër, kemi 10-fishim të numrit të legalizimeve. Deri në 2013 u mbyll me mbi 21 mijë legalizime, 2020 u mbyll me 210 mijë legalizime.

Beteja tjetër e fituar në këtë fushë është legalizimi i pallateve të braktisura nga pronarët. Mund ta konsiderojmë si një betejë të fituar, që vinte gati nga zeroja. Bëhet fjalë për vetëm 6 pallate të legalizuara në 2013, dhe rreth 800 pallate të bëra pas këtij viti. Pra, flasim për 40-fish të pallateve të legalizuara. Formalizimi i ndërtimeve pa leje është prapë në shifër të madhe, me 11-fishim. Kohëzgjatja e dhënies së shërbimit të qytetarëve është ulur me 3.5 herë. Aplikimet në fushën kadastrale janë ulur 12 herë. Kohëzgjatja e vonesave të theksuara ndaj qytetarëve është ulur me 4 herë, e kështu me radhë.

Të gjitha këto rezultate vijnë nga dy elementë, së pari bashkimi i institucioneve, që ishte thelbi i reformës në fushën e pronës, kalimi nga një mori institucionesh në një institucion të vetëm dhe në legjislacion të përmbledhur në një ligj të vetëm. Kjo ka bërë të mundur shmangien e sorollatjes. Së dyti, fokusimi i vëmendjes së qeverisë te prona. Po të mos ishte fushata, ky do të ishte viti kyç në rezultatet që do të jepte në fushën e pronës, veçanërisht te regjistrimi i tokës bujqësore në fshat. Është një plagë që ka filluar zvarritet që prej 1991. Kjo është sfida më e madhe që ka Kadastra shqiptare. Në këtë pikë na doli përpara fushata elektorale, ku PD e PS nxorën programin e tyre në fushën e pronës.

E pashë me vëmendje programin e PD, ku në një anë pata një kënaqësi të brendshme se pashë që nuk kishin asgjë të re, por nga ana tjetër, për arsye elektorale, pretendohet që të rrëzohet dhe anulohet ligji 20/20. Vetë kryetari Basha e tha hapur këtë gjë në prezantimin për reformën e pronës në PD, që pikë e tyre ishte anulimi i ligjit 20/20. Për fat të mirë këtë gjë nuk e tha ekspertja që foli pas tij, që është marrë me reformën, sepse e kuptonte ajo që është marrëzi ta thuash këtë gjë. Aty u duk që brenda PD, kryetari me eksperten ishin në përplasje me njëri-tjetrin, në atë që propozonin. PD pretendon që do vazhdojë kthimin fizik të pronave të ish-pronarëve. Kjo është gënjeshtra më e madhe që mund t’iu hidhet shqiptarëve dhe ish-pronarëve. Nuk mund të bëhet kthim fizik më, për arsyen e thjeshtë se Shqipëria është 28 mijë km2 dhe kjo 200 mijë km2”, u shpreh Lame.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...