15.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Artan Lame sot në Vlorë, shpërndan çertifikatat e pronësisë pallatit që u braktis nga ndërtuesi

Kreu i Kadastrës Artan Lame ishte sot në Vlorë, ku shpërndau disa certifikata për banorët e një pallati, i cili ishte braktisur nga ndërtuesi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të behën bashkë pasi kështu e kanë më të lehtë për të legalizuar shtëpitë apo hyrjet e tyre.

Pasi u shpërndau certifikatat  banorëve, Lame u kërkoi atyre të zgjedhin një administrator duke vënë theksin tek rëndësia e këtij posti.

“Duhet të kuptojmë që se jetojmë në një shoqëri, ku të mësohemi me njëri tjetrin bashkërisht, e duam apo nuk e duam, duhet të jetojmë bashkërisht dhe bashkërisht që kushti i parë për t’u marrë vesh është të zgjedhim një zë të vetëm. Ka qytete në Shqipëri, ku administratorët e pallateve funksionojmë , por ka edhe që nuk funksionojnë. Tirana për fat të mirë ka filluar që administratorët e pallatit të funksionojnë. Mund ta kesh inat, mund të mos e duash, mblidhet asambleja dhe zgjedhin një njeri, i cili duhet të bëjë administratorin sepse pallati ka halle të përbashkëta e kështu me radhë”, u shpreh Lame.

Kreu i Kadastrës theksoi se fokusi punës së tij janë shqetësimet dhe hallet e qytetarëve.

“Ju e zgjidhët këtë hall. Ju e keni ndjekur kohët e fundit VKM që ka nxjerrë qeveria për sekuestrimin e objekteve që kanë shkelur lejen ë nderimit dhe që kanë ndërtuar kate pa leje, kryesisht ka vepruar në Tiranë. Natyrisht që është bërë kujdes kur është bërë ajo VKM, që të mos penalizojë qytetarët që kanë blerë në këto objekte. Fakti i sotëm, që ne po vazhdojmë legalizimin e pallateve të braktisura nga ndërtuesit është një shembull që tregon këtë gjë: një ndarje të qartë mes halleve të qytetarëve, që kanë hedhur lekë dhe qejfit të atyre që kanë shkelur lejet dhe tani duhet të paguajnë për shkeljet që kanë bërë’, tha Lame.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...