12.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Artan Lame tregon formulën për zhdukjen e korrupsionit: “Sa më pak të ketë në dorë nënëpunësi aq më shumë ulet korrupsioni”

Në konferencën e “Antikorrupsionit” që ka hyrë në ditën e dytë të punimeve të saj, kreu i “Kadastrës” Artan Lame ka treguar një prej formulave për të zhdukur korrupsionin, te paktën në institucionin që ai drejton.

“Ka shumë problematika. Zyrat tona janë fundi i një procesi që është një hinkë e madhe dhe në fund përballemi ne me publikun. Publiku s’do t’ia dijë se pse nuk e ke bërë ti këtë gjë, pse nuk keni ndërhyrë ju apo… Të tilla probleme le ti diskutojmë në një mbledhje të mbyllur. Lidhja midis sistemit dhe korrupsionit duhet t’i japim përparësi sistemeve, le t’i ndryshojmë që të larojmë korrupsionin. Se për fat të keq aty çalon”, tha Lame.

Më tej ai shtoi se i duhen lënë nënpunësit shumë pak kompetenca në dorë, pasi atëherë fuqizohet qytetari dhe kjo arrihet sipas Lames vetëm me procesin e dixhitalizimit të sistemeve.

“Në vitin 2006 Saliu do bënte ligjin e legalizimeve dhe solli Desoton atë ekspertin e madh nga Amerika Latine, që është vërtetë i madh. Dhe një nga gjërat që ai i tha, por që se di i hyri nga një vesh dhe i doli nga tjetri, është kjo. Se zhdukja e korrupsionit ka të bëjë me faktin se Gjëja është në dorë të nënpunësit, po dua ta jap po s’dua ta jap. Sa më pak të ketë në dorë nënëpunësi aq më shumë ulet korrupsioni. Sa më shumë të ketë në dorë nënpunësi aq më shumë i dorëzohet qytetari atij. Dixhitalizimi i arkivave të kadastrës, këtë tregon që i kemi larguar ata dua ta jap, s’dua ta jap”, shtoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...