10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

“As mafia italiane s’e ka bërë këtë” – Gazment Bardhi: Vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit, pasojë e klimës së sulmeve ndaj drejtësisë

Ngjarja e rëndë e vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ka qenë në qendër të diskutimeve gjatë mbledhjes së Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ku raportoi Avokati i Popullit.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, deklaroi se “as mafia italiane nuk ka guxuar të vrasë magjistrat në sallën e gjyqit”, duke e cilësuar këtë ngjarje si pasojë direkte të klimës së sulmeve publike që, sipas tij, kryeministri Edi Rama ushtron ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Qytetarët kanë marrë zemër nga Edi Rama, që çdo ditë ‘vret’ me fjalë gjyqtarët dhe prokurorët e Republikës vetëm pse japin vendime kundër shtetit, edhe pse në 95% të rasteve vendimet janë pro shtetit,” – tha Bardhi.

Ai shtoi se mungesa e sigurisë në gjykata dhe heqja e policisë nga ruajtja e institucioneve të drejtësisë kanë krijuar terren për ngjarje si ajo e 6 tetorit.

“Është bërë si han pa porta Apeli. Nuk dihet kush hyn e kush del. Policia nuk ruan më gjyqtarët, por përdoret për të sulmuar qytetarët në pronat e tyre,” – theksoi ai.

Sipas Bardhit, Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka treguar mungesë guximi për t’u përballur me deklaratat e kryeministrit.

“KLGJ reagon vetëm kur vriten gjyqtarët, jo kur sulmohen. Siç i ‘vret’ Rama me fjalë, ashtu hesht KLGJ. Ky është realiteti i Shqipërisë më 2025,” – u shpreh ai.

Në përfundim, Bardhi paralajmëroi se nëse nuk rikthehet siguria në sallat e gjyqeve, drejtësia do të vazhdojë të ndikohet nga frika dhe presioni:

“Një gjyqtar që nuk ndihet i sigurt, nuk mund të japë drejtësi. Sot, frika po hyn në sallë bashkë me armët.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...