26.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së zëvendëson Rusinë me Republikën Çeke, në Këshillin e të Drejtave të Njeriut

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u mblodh të martën për të zgjedhur Republikën Çeke për të zëvendësuar Rusinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut, me 157 vota pro dhe 23 abstenime.

Mandati i Republikës Çeke fillon të martën dhe do të përfundojë më 31 dhjetor 2023. CNN raporton se Republika Çeke ishte i vetmi kandidat i shpallur për të zëvendësuar Rusinë.

Më 7 prill, OKB-ja votoi për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenim.

Në draftin e rezolutës së 7 prillit, OKB-ja tha se Asambleja e Përgjithshme do të “pezullonte të drejtat e anëtarësimit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të një anëtari të Këshillit që kryen shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT