18.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Asambleja e PS-së nis punimet, Rama: “Situata në Tiranë nuk mban më, drejtësia është e pavarur”

Tiranë – Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet edhe kabineti i ri qeveritar pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ka nisur punimet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Në fjalën e tij, kryetari i PS-së dhe kryeministri Edi Rama e nisi duke folur për situatën në Bashkinë e Tiranës, të cilën e konsideroi të papërballueshme.

Rama tha se qeveria nuk ndërhyn në drejtësinë, duke theksuar pavarësinë e saj dhe rolin e reformës në drejtësi:
Do të na duhet që të adresojmë këtu edhe emergjencën në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më. Nuk kemi hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë dhe nuk kemi bërë avokatin e kujtdo që ndalohet nga drejtësia. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë.”

Kryeministri theksoi se sistemi i drejtësisë është larguar nga ndikimi i ekzekutivit, duke i dhënë mundësinë që vetë të zgjidhë punët e veta. Ai shtoi se qeveria socialiste është krenare për drejtësinë e re:
Kush flet për kapje apo kontroll nga ana jonë nuk e di se çfarë flet. Kjo e drejtësisë është prova më e egër e zjarrit të PS-së. Forca jonë i ka hapur shteg drejtësisë së pavarur.”

Rama nënvizoi gjithashtu se pavarësia e drejtësisë sjell sfida, por PS-ja do të qëndrojë e fortë dhe nuk do të lëkundet:
“Ne do t’i durojmë të gjitha dhimbjet e këtij procesi, madje edhe kur ato vijnë nga ata që thonë se kemi kapur drejtësinë. Kjo është hera e parë që drejtësia godet persona me pushtet politik.”

Fjala e kryeministrit nënvizon përkushtimin e PS-së ndaj reformës në drejtësi dhe rolin e saj në krijimin e një sistemi të pavarur dhe të besueshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kurti fton opozitën për takim pas vendimit të Kushtetueses mbi zgjedhjen e presidentit

0
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi dje se do t’i ftojë liderët e partive opozitare për të diskutuar mbi zgjedhjen e presidentit të ri...

Sekretari Amerikan i Mbrojtjes: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i fshehur pas sulmeve ndaj...

0
Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi të premten se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është “i plagosur dhe me shumë...

SHBA ofron 10 milionë dollarë shpërblim për informacion mbi udhëheqësit kryesorë iranianë

0
Qeveria e SHBA-së ka njoftuar një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacion që mund të çojë në identifikimin ose arrestimin e udhëheqësve...

Zelensky: “Lehtësimi i sanksioneve ndaj naftës ruse i jep Moskës 10 miliardë dollarë për...

0
Duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, presidenti i Ukraina, Volodymyr Zelensky, kritikoi administratën e...

Trump: “Çdo objektiv ushtarak në ishullin Kharg u shkatërrua”

0
Presidenti i Shtetet e Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se “çdo objektiv ushtarak” në ishullin Kharg u shënjestrua dhe u shkatërrua. Ky ishull është thelbësor...