12.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Asambleja Vjetore e Dhomës Amerikane, kryetari i saj : “Ne u goditëm me një sërë stuhish të reja dhe ekzistuese”

Asambleja Vjetore e Dhomës Amerikane të Tregtisë teksa ka mbajtur fjalën kreu i saj Enio Jaço. Ai tha se inflacioni është më i lartë në 15 vitet e fundit teksa shtoi se ka mungesë të burimeve njerëzore. Ai theksoi se bizneset po përballen me vështirësi kohët e fundit dhe ka shumë punë për të përmirësuar klimën e biznesit.

Ndër të tjera Jaço shtoi se Shqipëria ka hyrë në një moment delikat dhe afrimi me BE varet nga realizimi i reformave të kërkuara nga BE.

“Ne u goditëm me një sërë stuhish të reja dhe ekzistuese duke përfshirë goditjet e post-pandemisë, ç’rregullimin dhe nderprerjen e zinxhirëve globale dhe lokale të furnizimit, inflacion nga me të lartët në 15 vitet e fundit dhe probleme të mëdha energjetike. Për të qenë të sinqertë, këto janë probleme globale, që përballen shumica e bizneseve në mbarë botën. Por e kombinuar me një ekonomi të brishtë lokale, me një ritëm të paprecedent emigrimi të fuqisë punëtore, dhe me një dobësim të ndjeshëm të fuqisë konsumatore, presionet tek bizneset tuaja janë bërë të jashtëzakonshme.Ne besojmë se rritja e mundësive dhe krijimi i urave lidhëse për komunitetin e bizneseve me tregtinë në SHBA, në Europë është një model themeli për hapjen e bizneseve me tregun transantlantik, me benefit të qartë për rritjen e konkurrueshmerisë së bizneseve lokale, rritjen e investimeve të huaja dhe rritjen e ekonomisë shqiptare” u shpreh Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Zhdukje dhe gjakmarrje që shtrihen përtej kufijve, SPAK zbërthen vrasjen e Klevis Lleshit

0
Pas pesë vitesh hetime intensive, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar detaje tronditëse mbi vdekjen e Klevis Lleshit, 21-vjeçarit...

Dj Gimbo tregon lidhjen me Selin: “Pa Selin ndihem si peshku pa ujë”

0
I ftuar në “Goca dhe Gra” këtë të premte, Dj Gimbo, i cili u eliminua nga “Big Brother VIP”, foli hapur për marrëdhënien e...

Mateo kërkon ngushëllim tek Selin pas mërzitjes me Brikenën

0
Pas incidentit të ndodhur pas mesnate me Brikenën, Mateo duket se po tenton të gjejë ngushëllim dhe mirëkuptim duke e krahasuar situatën e tij...

Punëtori shqiptar humb jetën në aksident në kantier

0
Carpi, Itali – Një aksident i rëndë ka tronditur kantierin e ndërtimit në Carpi, ku një punëtor shqiptar 52-vjeçar, Murat Tafçiu, ka humbur jetën...

Vrasje në Itali: Shqiptari 30-vjeçar Gjergj Pergegaj qëllohet me katër plumba në Olmo, një...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Olmon në Itali, ku gjatë natës së mesnatës midis 20 dhe 21 marsit, Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, u...