6.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Asgjësohen 2150 fidanë në kubikë kanabis, gati për t’u kultivuar në tokë, arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai

Asgjësohen 2150 fidanë në kubikë kanabis, gati për t’u kultivuar në tokë, konkretisht 1900 fidanë në territorin e fshatit Luarzë dhe 250 fidanë në territorin e fshatit Reç, anës lumit Buna në Shkodër.

Vihet në pranga një 55-vjeçar dhe shpallet në kërkim një 37-vjeçar, si autorë të dyshuar të tentativave për kultivim të bimëve narkotike, në këto fshatra.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në zbatim të planit operacional për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike që në fazat e para përgatitore, bazuar në inteligjencën informative dhe si rezultat i kontrollit të territorit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Njësia”, gjatë të cilit, falë përdorimit të dronëve, u evidentuan dhe u goditën 2 raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Luarzë, shërbimet e Policisë gjetën 1900 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, në kubikë, pjesa më e madhe e tyre e mbuluar me plastmas.

 

 

Gjatë kontrollit në anë të lumit Buna, në territorin e fshatit Reç i vjetër, Policia gjeti 250 fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë.

Një pjesë e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Në vijim të operacionit, në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin Fatmir Bajrami, 55 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Xhevahir Bajrami, 37 vjeç, si autorë të dyshuar të kultivimit të fidanëve narkotikë cannabis sativa.

Operacioni vijon për kapjen e shtetasit Xhevahir Bajrami, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...