12.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Atentat me armë ndaj një 24-vjeçari shqiptar në Selanik, plagoset rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Selanik të Greqisë, ku një 24-vjeçar shqiptar ka rënë pre e një atentati me armë zjarri. Sipas mediave greke, incidenti ka ndodhur në rrugën “Egnatia”, pak para kabinave të pagesës në Oraiokastro, ku autori i atentatit ka qëlluar me armë ndaj të riut shqiptar, i cili ishte duke lëvizur me motoçikletë.

Ronaldo Pecaku, i lindur në Selanik dhe me origjinë nga Elbasani, ishte qëlluar në momentin që ishte futur në rrugën me pagesë, duke marrë disa plumba në bark. Pavarësisht plagëve të rënda, ai ka arritur të vazhdojë drejtimin e motoçikletës për disa metra, derisa ka rrëzuar në tokë pranë kabinës ku paguhet taksa e rrugës. Pas ngjarjes, ka qenë menjëherë e njoftuar ambulanca, e cila ka transportuar Pecakun në spital, ku raportohet se ai ndodhet në gjendje të rëndë.

Mediat greke gjithashtu kanë zbuluar se Pecaku kishte precedentë penalë në Greqi, ku ishte dënuar në vitin 2021 për vjedhje dhe ishte liruar nga burgu në muajin nëntor. Akoma nuk ka detaje mbi autorët e atentatit dhe motivet e mundshme të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...