12.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Atentat me armë zjarri në Greqi/ Ekzekutohet me 8 plumba 34-vjeçari shqiptar

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Greqi. Sipas mediave greke ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në një lokal në lagjen Sepolia në Athinë.

Mësohet se një person ende i paidentifikuar është futur në lokal dhe ka ekzekutuar me 8 plumba 34-vjeçarin shqiptar nga Vorio Epiri, i identifikuar si Aristides Pappas.

I riu shqiptar ka ndërruar jetë në vend, ndërsa autori është larguar me taksi.

34-vjeçari ka qenë një person me precedent kriminal pasi është akuzuar e arrestuar më parë për trafik droge e grabitje.

Dyshohet se vrasja është një larje hesapesh mes bandave të trafikut të drogës që operojnë në qendër të kryeqytetit grek.

Mediat greke raportojnë se shqiptari është sulmuar edhe herë të tjera, pasi dyshohet se ka qenë i përfshirë në raste të trafikut të drogës, por edhe vrasje apo pastrim parash.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...