Një person është plagosur me armë zjarri në qytetin e Vlorës, pasditen e së mërkurës.
Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Diego Hanaj. Mësohet se ky person është plagosur në dorë, para një marketi në lagjen “Pavarësia”.
Ai është qëlluar nga një automjet “Range Rover” në lëvizje.
I plagosuri është kunati i vëllezërve Brahimaj. Isuf Brahimaj u ekzekutua me shpërthim eksplozivi në vitin 2014. Ndërsa i ati ka qenë i përfshirë në një vrasje në rrethana familjare, disa vite më parë.