4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Atentat në Athinë: Humb jetën një 45-vjeçar shqiptar, një tjetër i plagosur rëndë

Një ngjarje tragjike është shënuar ditën e sotme në Athinë, ku viktimë e një atentati mbeti 45-vjeçari shqiptar Irakli Davella, ndërsa Edi Lolo u plagos rëndë. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit, dhe dyshohet se ka lidhje me larje hesapesh mes grupeve kriminale.

Sipas mediave greke, Davella, i cili ishte shtetas grek me origjinë shqiptare dhe pronar i një lokali në zonën e Peristerit, ka pasur lidhje të njohura me mafian greke, duke qenë mik i tre personazheve të njohur të botës së krimit, Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa, të cilët gjithashtu janë ekzekutuar vitet e fundit në Greqi.

Autorët e sulmit kanë përdorur një makinë të vjedhur më herët gjatë ditës për të kryer atentatin. Ata ishin të maskuar dhe qëlluan drejt dy shqiptarëve. Irakli Davella mori një plumb në kokë, që rezultoi fatal, ndërsa Edi Lolo, i cili kishte ardhur pak ditë më parë nga Dubai, u plagos në kokë dhe bark.

Pamje nga vendi i ngjarjes, të publikuara nga mediat greke, tregojnë trupin e pajetë të Davellas të mbuluar me gjak, një tablo që ka tronditur banorët e zonës.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Policia greke dyshon se vrasja është pjesë e një serie hakmarrjesh midis grupeve të lidhura me krimin e organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...