12.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Atentat në Vlorë/ Ekzekutohet me armë zjarri në derën e shtëpisë 35 vjeçari

Një atentat ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Vlorë, ku është ekzekutuar me armë zjarri në derën e shtëpisë një 35 vjeçar.

Viktima e kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Shkëlzen Velaj, 35 vjeç, i cili mbeti i vdekur në vend nga breshëria e kallashnikovit.

35 vjeçari që u  ekzekutua mbrëmë është vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”.  Bashkë me vëllanë e tij u vranë dhe dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

Informacion paraprak

Rreth orës 23:55, në lagjen “24 Maji”, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Sh. V., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Vlorë si pasojë e plagëve të marra.

Gjatë krehjes së zonës, në afërsi të fshatit Risili, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur , i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit/ve të ngjarjes.

Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...