8.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Atentati ndaj Ermir Dedjas, pistë mafioze me përfshirje të huaj: Automjeti i krimit u fut nga jashtë vendit një ditë para vrasjes

Policia e Durrësit ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me vrasjen e Ermir Dedjas, duke ngritur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një krim të organizuar në mënyrë të sofistikuar dhe me përfshirje ndërkombëtare.

Sipas burimeve zyrtare, automjeti i përdorur në atentat, i cili u gjet i djegur në zonën e Gërdecit pas krimit, kishte hyrë në territorin shqiptar nga porti i Durrësit vetëm një ditë para ngjarjes. Mjeti ishte sjellë nga një shtetas me origjinë marokene, i cili, sipas hetimeve paraprake, është larguar nga Shqipëria menjëherë pas ekzekutimit të krimit, duke lënë të kuptohet se “misioni ishte përmbushur”.

Ky është një precedent i paprecedentë për skenën kriminale shqiptare, pasi është hera e parë që përdoret një automjet i importuar enkas për kryerjen e një atentati, ndryshe nga praktika e zakonshme e përdorimit të mjeteve të vjedhura brenda vendit.

Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e agjencive ndërkombëtare të sigurisë për të lokalizuar dhe arrestuar shtetasin maroken të dyshuar si pjesë e atentatit. Po ashtu, është identifikuar dhe shpallur në kërkim edhe një tjetër person me kombësi shqiptare, i dyshuar për bashkëpunim në organizimin dhe ekzekutimin e krimit.

Grupi hetimor po ndjek një pistë të fortë të hakmarrjes, pasi viktima, Ermir Dedja, dyshohet të ketë qenë i përfshirë në ngjarje të mëparshme kriminale dhe mund të ketë pasur kundërshtarë të rrezikshëm në botën e krimit.

Hetimet vijojnë me intensitet, ndërkohë që policia është duke analizuar të gjitha të dhënat për të zbardhur të plotë strukturën e këtij atentati me tipare të qarta mafioze.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...

Bardhi nga Berlini: “100% e pengesave për integrimin janë nga qeveria dhe mazhoranca”

0
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili i quajti deputetët demokratë “mërgata...