10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Atentati ndaj Klaudio Prendit, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi,gjendet arma e krimit

Një atentat ka ndodhur ndaj 27-vjeçarit Klaudio Prendi, djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi, i cili u qëllua me armë zjarri brenda makinës së tij në afërsi të lokalit “Artistit” në Tiranë. Sipas Kryekomisarit Asllan Shytaj, pas të shtënave, Klaudio u dërgua në spital me mjete të rastit nga persona që ndodheshin aty pranë në momentet e atentatit.

Sipas informacioneve të disponuara, qytetarët kanë njoftuar sallën operative për ngjarjen, e cila ka ndodhur pranë lokalit “Artistit”, ku Klaudio ishte brenda automjetit të tij kur është qëlluar me armë zjarri. Grupi hetimor i ngritur nga “Sektori për Krimet e Rënda” ka ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme dhe ka sekuestruar pamjet filmike të vendit të ngjarjes, si dhe ka gjetur 7 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra. Mjeti i viktimës ishte goditur disa herë, kryesisht në derën e shoferit dhe xhamin e makinës.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar në gjetjen e armës së krimit, një pistoletë me silenciator, brenda makinës së djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e atentatit. Ekspertët e krimeve kanë realizuar një kontroll të dytë në makinën Audi A4, të gjetur të djegur në zonën e Farkës pas ngjarjes. Pistoleta është gjetur e dëmtuar nga djegia, dhe ende nuk është arritur të rikuperohet numri i shasisë, por kjo do të bëhet pas verifikimit të pjesëve të brendshme të motorrit.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve të atentatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...