19.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Atentati në Fier ku u ekzekutua 41-vjeçari, Rrumbullaku: Kemi identifikuar autorin

Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar në një konferencë për mediat pas pyetjeve të gazetarëve lidhur me ekzekutimin e 41-vjeçarit Elton Javori në Fier.

Rrumbullaku njoftoi se autori i ngjarjes është identifikuar, dhe grupi hetimor aktualisht po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Kemi marrë njoftim, aktualisht grupi hetimor po kryen veprimet. Janë marrë masat për kapjen, e kemi të identifikuar, po punohet për sqarimin e rrethanave që kanë çuar në këtë krim të rëndë,” tha Rrumbullaku gjatë konferencës, e cila po mbahet në kuadër të rezultateve të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit,” i dedikuar goditjes së rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT