14.5 C
Tiranë
Sunday, March 15, 2026
spot_img

Atentati në Shkodër: Ragip Gila thotë se veproi i vetëm, policia dyshon për vrasje me pagesë

Shkodër – Ragip Gila, 29 vjeç, i arrestuar si autori i dyshuar i masakrës së 8 shtatorit në qendër të Shkodrës, ka dhënë dëshminë e tij para oficerëve të policisë kriminale, duke deklaruar se vrasjen e Erogen Vasos alias Brajoviç e ka planifikuar vetëm dhe pa nxitjen e askujt.

Në atentatin e përgjakshëm të së hënës, të ndodhur pranë godinës së bashkisë, mbetën të vrarë Armando Pali dhe Geridon Kraja, ndërsa Erogen Vaso dhe një grua u plagosën rëndë.

Dëshmia e Ragip Gilës: “Më kishte kërcënuar, doja hakmarrje”

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Gila ka pretenduar se motivi i krimit ishte personal.

“Erogeni më kishte kërcënuar disa herë dhe bënte si i fortë. Unë e planifikova vrasjen vetë, pa nxitjen e askujt,” – mësohet të ketë thënë ai gjatë marrjes në pyetje.

Sipas Gilës, ai kishte zgjedhur lokalin pranë bashkisë, pasi Vaso frekuentonte shpesh atë vend, për shkak se ndodhej poshtë apartamentit të tij.

Policia nuk e beson versionin: dyshime për lidhje me grupet rivale

Megjithatë, hetuesit hedhin dyshime të forta mbi versionin e dhënë nga Gila, duke marrë parasysh rrethanat e atentatit dhe profilin e tij kriminal. Burime të sigurta nga policia bëjnë me dije se ka indicie që Gila mund të ketë vepruar si vrasës me pagesë.

Pas daljes nga burgu, Ragip Gila shoqërohej shpesh me Lulzim Kullën, kunatin e Mustafa Licit, të dy të njohur si kundërshtarë të grupit Bajri në Shkodër, ku dhe Erogen Vaso dyshohej se kishte lidhje të hershme.

Kontrolle në banesat e të afërmve të Gilës

Për zbardhjen e plotë të atentatit, policia ka kryer sot kontrolle të gjera në disa banesa:

Në shtëpinë e Mustafa Licit, ku u sekuestruan sende të dyshuara të lidhura me hetimin.
Në banesën e Lulzim Kullës, kunatit të Licit, ku u gjetën tri armë zjarri.

Armët janë dërguar për ekspertizë balistike për të verifikuar nëse kanë lidhje me atentatin e 8 shtatorit.

Hetimet vijojnë: pistat kryesore

Grupi hetimor po heton mbi dy pista kryesore:

Hakmarrja personale e pretenduar nga Ragip Gila.
2. Përfshirja e tij si vrasës me pagesë në një përplasje mes grupeve rivale në Shkodër.

Burime nga policia konfirmojnë se po analizohen tabulatet telefonike, lëvizjet e Gilës para dhe pas atentatit dhe kontakte të mundshme me persona të lidhur me botën e krimit.

“Asgjë nuk është përjashtuar. Hetimet janë intensive dhe çdo pistë është e hapur,” – tha një burim nga grupi hetimor për mediat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 15 Mars 2026

0
Dashi Dita ju nxit të veproni me vendosmëri dhe të merrni iniciativa të reja. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të treguar aftësitë...

Parashikimi I motit, e Diel, 15 Mars 2026

0
Më 15 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, duke shfaqur periudha të shkurtra dielli, veçanërisht në ultësirat...

Sulm me dron godet bazën amerikane në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit

0
Një sulm me dron ka goditur vonë në mbrëmje bazën ushtarake pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Bagdadit, konfirmojnë dy zyrtarë të sigurisë për agjencinë AFP. Sipas...

Brikena dhe Gimbo drejt televotimit, Mateo dhe Selin shpëtojnë nominimin

0
Në një zhvillim të ri nga shtëpia e Big Brother, banorët Brikena dhe Gimbo janë të nominuarit që do të përballen me televotimin për...

Kosova nis njohjen e dokumenteve dhe lejet e përkohshme për serbët pa dokumente kosovare

0
Duke filluar nga sot, Qeveria e Kosovës do t’u ofrojë individëve të komunitetit serb që nuk janë pajisur me dokumente kosovare leje të përkohshme...