14.5 C
Tiranë
Sunday, January 25, 2026
spot_img

Athinë: Arrestohet pas 3 ditësh shoferi shqiptar, përplasi një njeri Për vdekje dhe u largua

Policia greke ka arrestuar Olget Kolën, 46 vjeç, pas tre ditësh kërkimesh intensive, pasi përplasja me një patin elektrik në rrugën “Petro Rali” në qendër të Athinës i mori jetën një 44-vjeçari nga Bangladeshi.

Sipas autoriteteve, Kolën po udhëtonte me motoçikletë kur përplasja me patinën elektrike ndodhi dhunshëm, duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme të 44-vjeçarit. Pas aksidentit, Kola u largua nga vendi i ngjarjes, duke e lënë viktimën të vdekur aty.

Për të zbuluar autorin, policia përdori pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, të cilat çuan në kapjen e Kolës tre ditë më vonë. Ai do të paraqitet para gjykatës për masë sigurie me akuzat “vrasje pa dashje” dhe “braktisje e viktimës në vendin e aksidentit”.

Rasti ka tronditur komunitetin e Athinës dhe risjell në vëmendje rëndësinë e përgjegjësisë së drejtuesve të mjeteve në qendrat urbane të ngarkuara me trafik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 25 Janar 2026

0
♈ Dashi Kërkohet qetësi dhe vetëkontroll. Vendimet e nxituara mund të sjellin keqkuptime. ♉ Demi Ditë e përshtatshme për stabilitet dhe rregullime praktike. Fokus te siguria personale. ♊...

Parashikimi I motit, e Diel , 25 Janar 2025

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të pranishme në pjesën më të madhe të vendit, me intervale të...

Lapaj thirrje për protestë më 31 janar: “Nuk mund të mbrohet vjedhja me gaz...

0
Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 31 janar, ora 18:00, përpara...

DJ Gimbo hyn zyrtarisht në Big Brother, në garë për Çmimin e Madh

0
DJ Gimbo është zyrtarisht një nga konkurrentët e këtij edicioni të Big Brother, duke u bërë pjesë e garës për Çmimin e Madh. Lajmi...

Vritet me armë zjarri një 45-vjeçar shqiptar në Belgjikë, autorët në kërkim

0
Një 45-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes pas një incidenti të rëndë me armë zjarri në fshatin Larum të qytetit Geel,...