13.5 C
Tiranë
Friday, September 20, 2024
spot_img

Athinë/ Shoferi nën efektin e alkoolit përplas 40 makina të parkuara

Një aksident masiv ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në qendër të Athinës, në Kypseli. Një shofer, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, duke drejtuar një automjet tip “Jeep” ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 40 makina të parkuara anës rrugës.

Sipas dëshmitarëve nga vendngjarja, shoferi ishte duke udhëtuar me shpejtësi skëterrë, dhe dyshohet se ishte nën efektin e pijeve alkoolike.

Nga përplasja masive fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Kanë qënë kalimtarët e rastit ata që kanë kapur fillimisht shoferin dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Kjo e fundit ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar shoferin për veprime të mëtejshme proceduriale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT