13.5 C
Tiranë
Thursday, February 19, 2026
spot_img

Atletët rusë dhe bjellorusë rikthehen me simbole kombëtare në Lojrat Dimërore Paraolimpike, polemikat nuk mungojnë

Atletët nga Rusia dhe Bjellorusia do të kthehen të garojnë me të drejta të plota në Lojrat Dimërore Paraolimpike 2026 në Milano-Cortina, që zhvillohen nga 6 deri më 15 mars, pas pezullimit që kishte nisur në vitin 2022 për shkak të agresionit në Ukrainë.

Që nga atëherë, sportistët e dy shteteve kishin garuar nën flamur neutral të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pa simbole dhe himnin kombëtar. Vendimi i fundit ndryshon këtë, edhe pse do të ketë kufizime: 6 atletë rusë dhe 4 bjellorusë do të përfaqësojnë vendet e tyre me simbolet kombëtare.

Ky rikthim ka shkaktuar polemika të shumta, sidomos në Ukrainë, ku Komiteti Olimpik ka reaguar me ashpërsi. Zemërimi i tyre është shtuar pas pezullimit të atletit ukrainas Vladyslav Heraskevych në Lojrat Olimpike Dimërore, për shkak të helmetës së tij që nderonte kolegët e humbur gjatë agresionit rus.

Vendimi i Komitetit Ndërkombëtar Paraolimpik pritet të nxisë debate të mëtejshme ndërkombëtare për pjesëmarrjen dhe simbolikën e sportistëve rusë dhe bjellorusë në kompeticionet globale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksident i rëndë në zonën e “Astirit” në Tiranë, njëri nga automjetet përmbyset

0
Një përplasje e fortë mes dy mjeteve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Astiri, pak pas mesnatës, duke shkaktuar përmbysjen...

Si të kuptoni nëse nuk po e pastroni fytyrën si duhet dhe si ta...

0
Edhe nëse mendoni se e lani rregullisht fytyrën, lëkura mund të mos pastrohet siç duhet. Ekspertët e kujdesit të lëkurës tregojnë disa shenja të...

Ministri i Maqedonisë së Veriut: Korridori VIII, motor për integrim, zhvillim dhe mjedis të...

0
TIRANË – Muhamet Hoxha, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, vlerësoi sot Korridorin VIII si një projekt strategjik që...

Ambasadori i Rumanisë: Korridori VIII, nyjë strategjike për sigurinë dhe ekonominë rajonale

0
Octavian Şerban, ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, e ka përshkruar Korridorin VIII si një element kyç për sigurinë rajonale, duke theksuar rëndësinë e tij...

Virusët më të rrezikshëm për njerëzit: Nga të pavaksinuarit tek pandemia globale

0
Shëndeti publik është i rrezikuar nga një numër virusësh me shkallë të lartë vdekshmërie, të cilët përhapen në mënyra të ndryshme, nga kontakti me...